Klubi i Futbollit i të i Amputuarëve të Kosovës është themeluar në shkurt të këtij viti dhe ka filluar me pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare, mirëpo gjendja financiare e ekpit është shumë e dobët që nënkupton nëse ata nuk arrijnë t’i sigurojnë mjetet financiare, nuk do të marrin pjesë në Nations League.Ky ekip ka kërkuar ndihmën e Federatës për mjete financiare mirëpo kanë marrë përgjijgjie negative.
Në një intervistë për Sport On në Radio Urban FM, të ftuarit Mendim dhe Mirjon Samadraxha biseduan në hollësi për gjendjen e ekipit.
Mirjon Samadraxha, themeluesi dhe kapiteni i skuadrës foli për fillimet e ekipit,interesimin për t’u bashkuar në ekip dhe rregullat në këtë lojë.
“Ideja për ta themeluar ekipin ka filluar kur e kemi parë një kategori e cila nuk po mundet me u inkuadru në sport, kemi filluar me një lojtarë, dy, tre dhe tashmë jemi 17-18 lojtarë aktiv.
Rregullat e lojës janë të njëjta me futbollin normal vetëm se fusha është 60×40.Lojtarët duhet ta kenë një kembë të amputuar kurse portierat duhet ta kenë dorën,ndërsa rregullat tjera janë të njeta.”
Sa i përket interesimit për t’u bashkuar me ekipin, Mirjoni thotë se mediat ndikuan në këtë pjesë:
“Në fillim kemi qenë pesë persona, pastaj inkuadrimi i mediave ka ndikuar dhe kemi pas interesim për të marrë pjesë edhe lojtarë tjerë, kështu ka shkuar procesi” përfundon kapiteni.
View this post on Instagram
Mendimi i cili është kapiten i kësaj skuadre thotë që është shumë e lehtë të komunikosh me ekip dhe është një ndenjë fanstastike të punosh me këtë grup të shoqërisë.
Sa i përket aktivitetit ndërkombëtar Klubi i Futbollit i të i Amputuarëve të Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Belgjikë dhe trajneri e ka cilësuar si një eksperiencë fantastike.
“Ftesën për me marrë pjesë në tournament e kemi marrë prej Belgjikës, pastaj me 26-28 korrik i kemi zhvilluar ndeshjet e tournamentit me Poloninë dhe Belgjikën,ka qenë një eksperiencë fanstasike për ekipin me marrë pjesë, sepse e ndihmon ekipin të lidhet mes veti në këto udhëtime.”
Federata kishte ndihmuar ekipin për këtë udhëtim, mirëpo pjesëmarrja në Nations League është në dyshim për shkak se Federata ka njoftuar ekipin se nuk mundet t’i mbulojë shpenzimet e ekipit.
Për udhëtimin në Belgjikë na ka ndihmuar Federata, duke na mbuluar shpenzimet të cilat nuk i kemi pas të mbuluara nga Federata e Belgjikës, tash jemi në negociata për mbulimin e shpenzimeve për në Nations League që zhvillohet në Skoci nga data 26 deri më 28 tetor, ku jemi të shortuar në grup me Holandën, Skocinë, Azerbejxhanin dhe Shqiperinë por një email që na ka ardh javën e kaluar, ku Mirjoni ka kërkuar ndihmën e tyre që të na mbulojnë shpenzimet,na është kthyer negativisht, dmth Federata na ka njoftuar që nuk mundet me na mbulu shpenzimet dhe prej këtu ju bëj apel me na ndihmu neve si ekip dhe këtyre si shoqëri që së bashku me i arrit qëllimet që i kemi.
Synimet për Nations League janë të dalin të parët në grup dhe kapiteni ka një premtim nëse arrijnë t’i mbledhin mjetet financiare për këtë pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare.
“Nëse arrijmë të shkojmë në Skoci po e bëj një minipremtim që mundemi me dal numër një ose dy dhe me marrë pjesë në Kampionatin Evropian që mbahet në Francë.”
Mungesa e mjeteve financiare është duke ndikuar edhe në aktivitetet e kufizuara ditore për shkak të shpenzimeve.
“Stërvitjet i kemi një herë në javë,të shtuneve nga ora 18:00, për arsye të obligimeve dhe të mënyrave financiare që i kemi të limituara për shkak se duhet t’a paguajmë fushën, lojtarët të cilët udhëtojnë nga Prizreni, Theranda, Peja, Deqani e Gjakova,dhe ka shpenzime.”
Problem tjetër i këtij ekipi është edhe Ligji i Sponzorizimit, i cili nuk lejon ekipin të ketë sponzor deri në vitin e ardhshëm.
“Ligji i Sponzorizmit nuk lejon deri në shkurtin e ardhshmën me pas sponzor, sepse kontrata është që ekipi me kalu një periudhë kohore një vit, pastaj lejohet me pas sponzor.”
Kapiteni bashkë me trajnerin ftojnë që të gjithë të amputuarit të bashkohen me ekipin, njëkohësishtë bëjnë thirrje për ta ndihmuar ekipin në përfaqësimin e shtetit.
“Kushdo që është lojtarë i amputuar i bëj thirrje që me marrë pjesë në këtë sport,nuk ka asgjë të keqe me marrë pjese, vetëm mirë për Kosovën dhe për shëndetin e tij.Ju bëjmë thirrje institucioneve dhe bizneseve që me na ndihmu për përfaqësimin e shtetit në këtë garë ndërkombëtare të Kombëtares.”përfundoi themeluesi i ekipit.