Bansko e Bullgarisë ishte e rezervuar për lojtarët e Niklit në një ekspeditë njëjavore.
Kjo u organizua si një përpjekje për të përmirësuar rezultatet e Feronikelit, pasi nga katër ndeshje kishin pësuar katër humbje.
Megjithatë, as kjo lëvizje nuk solli ndryshime, shkruan Gazeta OLLE.
Lexo po ashtu: Feronikeli ‘74 sistemohet në Bansko të Bullgarisë
Feronikeli ’74 nuk e ka zyrtarizuar ende, por sot skuadrën po e udhëheq trajneri i ri italian
Nikli u rikthye si skuadra e vetme me një minifazë përgatitore në Bullgari, por në fushë lojtarët nuk po arrijnë të shfaqin futboll cilësor, madje me shumë gabime.
Në ndeshjen e sotme ndaj Gjilanit, skuadra ish-kampione ishte inferiore gjatë të gjithë 90 minutave, duke mos rrezikuar asnjëherë portën e kundërshtarit.