Klubi i Bundesligës 2, ofertë zyrtare Besart Musollit

 Besart Musolli mund të përfundojë në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Është skuadra e Kukësit,e  cila ka marrë ofertë zyrtare nga Duisburgu, për mesfushorin nga Podujeva.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja shqiptare, ‘Panorama Sport’.

Musolli ka rënë në sy të gjermanëve gjatë fazës përgatitore të Kukësit, të kryer në Austri, ku Besari shkëlqeu në takimet miqësore.

Musolli karrierën më të madhe e ka zhvilluar te Hysi, derisa në tri vitet e fundit u bë pjesë e Kukësit.

besar musolli