Klubi gjerman ia sheh sherrin llogarive të bllokuara të Chelseat

Situata në klubin e Chelsea është duke u përkeqësuar ditë pas dite si pasojë e sanksioneve që qeveria britanike i ka vendosur pronarit Roman Abramovich për shkak të lidhjeve të ngushta të këtij të fundit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Llogaria e klubit është e bllokuar ndërsa në këtë mes po penalizohet edhe Bayer Leverkusen. Gjermanët duhej të kishin marrë këstin e tretë për shitjen e Kai Havertz te londinezët në vitin 2020 për shumën e 80 milionë eurove plus bonuse. “Aspirinave” i takojnë edhe 26.7 milionë euro, mirëpo deri në momentin kur klubi t’i përkasë Abramovich, llogaritë në bankë të Chelseat janë të ngrira dhe gjermanët nuk mund të përfitojnë asnjë cent.

Kjo situata ka acaruar drejtuesit e Bayer Leverkusen, të cilët i kanë duart e lidhura dhe nuk mund të bëjnë asgjë dhe iu mbetet vetëm të presin dhe të shpresojnë që pronësia e klubit të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të shfrytëzojnë paratë e Havertz për shpenzimet e planifikuara.

Tri ndeshje interesante zhvillohet sot në Superligë, vëmendja në Malishevë e Podujevë

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Eroll Krasniqit