Klubi futbollistik kosovar, nga edicioni 2021/22 do të paraqitet me emër të ri

Klubi Futbollistik ‘Dushkaja’ që garon në Ligën e Dytë, nga edicioni i ri do të vazhdojë me emër të ri.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Ligës së Dytë të Kosovës.

KF Rilindja 1947 do të jetë emri i ri i klubit, ku pritet edhe ndryshimi i logos, shkruan Gazeta Olle.

Klubi nga Gjakova e përfundoi sezonin e fundit në vendin e 10-të në tabelë.

Nga 30 ndeshje kishin nëntë fitore, pesë barazime dhe 16 humbje, duke grumbulluar 32 pikë.

/Gazeta Olle/