Klubi 16 Qershori mbledh futbollistet për një iftar të përbashkët

Klubi i femrave 16 Qershori ka shtruar një iftar për stafin dhe futbollistet në muajin e Ramazanit.

Përmes faqes zyrtare, klubi ka postuar disa fotografi ku shihen duke kaluar një kohë të mirë së bashku, e ku nuk mungoi as tortja, shkruan Gazeta Olle.

Postimi i plotë nga klubi KFF “16 Qershori”:

Një Iftar së bashku me stafin dhe vajzat e ekipit🤲
Urojmë që ky muaj i sakrificës të na i forcojë lidhjet me të dashurit tanë dhe të gjithë agjëruesve lutemi që t’u pranohet agjërimi.
Na priftë e mbara, shpresojmë që së bashku të presim edhe shumë të tjerë!
Me respekt Kff “16 Qershori”-Malishevë, 23.04.2021 !