Klubet që vinin nga fshatrat, e që kanë shijuar Superligën

Në 20 vitet e pas luftës, Superliga e Kosovës është përbërë nga skuadra të Rajoneve të ndryshme.

Krahas qyteteve, në Superligë ka pasur edhe klube që vinin nga fshatra të ndryshme.

Arbëria nga fshati Dobrajë e Lipjanit është njëra nga klubet që do të luajë në elitën e futbollit tonë, sezonin e ardhshëm.

Madje, ajo do të ketë nderin të jetë në mesin e 10 skuadrave më të mira në Kosovë, aq sa do të ketë Superliga edicionin e ardhshëm, shkruan Gazeta Olle.

 

Por, cilat janë skuadrat tjera që vinin kryesisht nga fshatrat.

Kika e Hogoshtit të Kamenicës, është njëra prej të parave që para dhe pas luftës ka garuar në Superligë.

Vëllazëria e Zhurit të Prizrenit kishte hyrë me shumë bujë në Superligë disa vjet pas luftës.

Në Superligë, madje edhe duke luftuar për titull kampioni në edicionin 2013/2014 ishte edhe Hajvalia nga fshati Hajvali.

Pas tyre me bujë erdhi në Superligë edhe Vllaznia e Pozheranit, e cila qëndroi vetëm një vit.

Shumica e këtyre skuadrave nuk kanë pasur më shumë se dy vite jetë në elitë. /Gazeta Olle/