Drita dhe Gjilani janë dy nga klubet më të organizuara në Kosovë, por vitet e fundit kanë pasur probleme me stadiumin e qytetit, duke zhvilluar ndeshjet në terenin ndihmës në Gjilan.
Duke parë interesimin që kanë dy tifozeritë për të përcjellur ndeshjet e skuadrës së tyre, klubet po humbin shumë, shkruan Gazeta OLLE.
Sot në Gjilan, zhvillohet gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës, në kushte normale, do ishte njé atmosferë e jashtëzakonshme nga Intelektualët, por dhe nga Plisat që do ju mundësohej udhëtimi.
Një stadium evropian, është larg të ndodh, me punimet të cilat akoma nuk kanë filluar, jo vetëm dy klubet gjilanase, por e gjithë Superliga është më e varfër, kur mungojnë tifozët në shkallët e stadiumit.