Klube, ky është super-sulmuesi që nuk ka kontratë

Të paktë janë ata lojtarë që nuk kanë kontrata me klubet në afatin kalimtar të janrrit. Mirëpo, i tillë është sulmuesi i Besës së Pejës, Mark Milicaj.

Lojtari nga Klina, që nuk mund të krenohet me vjeshtën, njësoj si me pranverën, është mbuluar me oferta këto ditë.

“Nuk kam kontratë, më ka skaduar dhe nga janari jam i lirë. Ende nuk e di se a do të rri në Besë apo do të largohem”, deklaroi Milicaj për GazetaOlle.com.

Sipas tij, oferta ka me bollëk këto ditë, por që shkaku i korrektësisë nuk dëshiron të përmend emra.

Në sezonin e kaluar ai ishte golëshënuesi i dytë më i mirë në Superligë, kurse këtë vjeshtë shënoi vetëm një herë. Ai mbetet njëri prej sulmuesve më të mirë në Superligë. /Olle/