Klube, a mund ta provoni këtë stërvitje? (VIDEO)

Skuadra nga Liga e Tretë e Austrisë, Pincgaua, është bërë hit në rrjetet sociale. Lojtarët e kësaj skuadre, kanë provuar një përgatitje të rrezikshme, por edhe tejet qesharake, shkruan Gazetaolle.com.

Stërvitja është kjo: Të vësh dorën mbi top, të sillesh 20 herë rreth tij, dhe më pas të shkosh dhe të shënosh gol në portën e zbrazur. Pak lojtarë ia dolën ta bëjnë këtë.

Disa u rrëzuan gjatë rrotullimeve të bëra. (Gazeta Olle)