Klopp tregon se a do të bëhet trajner i Barcelonës apo Cityt

Jurgen Klopp bëri të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga Borussia Dortmund gjatë verës. Ai theksoi se largimi i  tij nuk kishte të bënte me ndonjë problem në skuadër.

“Është dukur sikur unë kisha probleme me ekipin javën e  kaluar, por kjo s’ka të bëjë asgjë me këtë”, ka thënë Klopp të mërkurën.

“Nuk ka pasur asnjë ndarje apo lot mes meje dhe ekipit. Nuk kam pasur ndonjë problem me asnjë lojtarë”, shtoi ai.

Por, i pyetur nëse do të shkojë tek Manchester City apo te Barcelona, Klopp shtoi: “Nuk kam kohë t’iu informojë për klubin e ardhshëm”, deklaroi trajneri gjerman. (Gazeta Olle)