Klopp: Ndaj Dortmundit e përdorëm historinë e Stambollit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Bournemouthin në Premierligë.

Mirëpo, shumica e pyetjeve për të kanë qenë për fitoren dramatike me Borussia Dortmundin, 4:3.

“Po, ne mund të përsëritim ndeshje të tilla sërish, por nuk e di kur. Na duhet vetëm të besojmë se gjëra të tilla janë të mundshme. Këtë e bënë lojtarët dhe kjo vjen nga bashkëpunimi i mirë që kanë mes vete”, tha Klopp në konferencën e sotme, raporton Olle.

“Ne e përdorëm historinë e Stambollit. Ndoshta në të ardhmen gjenerata tjetër do ta përdorë historinë e lojës sonë me Dortmundin”, shtoi ai.

Klopp zbuloi se Emre Can do të mungojë deri në fund të sezonit, shkaku i lëndimit.