Klopp ‘mbush’ me shpresa tifozët e Liverpoolit përpara ndeshjes ndaj Man City

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në një intervistë ka dhënë të rejat më të fundit mbi lojtarët Alisson Becker, Sadio Mane dhe Fabinho.

Liverpool dhe Manchester City do të përballen të dielën nga ora 17:30 mes vete në kuadër të javës së 23-të në Premierligë.

The Reds kanë pasur probleme të shumta me lëndime këtë sezon dhe tre ndeshjet e fundit Fabinho ka munguar si pasojë e lëndimeve.

Pak minuta para ndeshjes ndaj Brighton, Alisson gjithashtu u njoftua se nuk do të jetë i gatshëm për sfidën pasi është i sëmurë.

Klopp tha se portieri ndihet shumë më mirë dhe do të paraqitet në seancën e sotme stërvitore.

“Sadio dhe Fabinho do të marrin pjesë në stërvitje gjithashtu, nuk mund të flas më tepër. Do ta shohim më vonë”, tha 53 vjeçari