Klopp i thotë ‘PO’ Milanit

Filippo Inzaghi deklaroi se dëshiron të jetë trajner i Milanit për 20 vitet e ardhshme.

Por, duket se atij nuk do t’i plotësohet dëshira.

Kjo pasi mediat italiane raportojnë se trajner i ardhshëm i Rossonerëve do të jetë strategu i tanishëm i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, ka pranuar që të nënshkruajë në San Siro, pas përfundimit të këtij sezoni.

Klopp konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në Evropë dhe ardhja e tij në Milan do të ringjallte entuziazmin e tifozëve të Milanit, tashmë një kohë të gjatë të pakënaqur me rezultatet e ekipit.