Klopp frikohet nga bombat!

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp e ka nisur konferencën për gazetarë me shpresën se në derbin e së shtunës mes Borussia Dortmundit dhe Schalkes, nuk do të gjendet ndonjë mjet tjetër i pashpërthyer.

Autoritetet gjermane në mëngjesin e sotëm kanë gjetur një bombë pranë stadiumit të Dortmundit, pak ditë para derbit me Schalken.

“Unë shpresoj se nuk do të ketë bomba të pashpërthyera në stadium të shtunën”, deklaroi Klopp.