Klopp dhe Mourinho në garë për mbrojtësin e Real Madridit

Jose Mourinho është futur në garë për mbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao. 

Spurs mund të provojë të nënshkruajë qendërmbrojtësin brazilian në një huazim me opsionin për ta blerë më vonë përfundimisht, sipas Todo Fichajes.

Miliato është një target edhe për Liverpoolin, me këta të fundit që kanë pasur probleme të mëdha këtë sezon me lëndime.

Qendërmbrojtësi me sa duket mund të jetë në dispozicion për më pak se 30 milion €.

Lojtari do ta fitonte vendin e titullarit, një gjë të cilën nuk e ka te Los Blancos.