Klodian Duro trajner i ri i Gjilanit

Gjilani ka gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Zekirija Ramadanit.

Strategu shkupjan u largua nga skuadra kosovare, pasi kaloi në Arabinë Saudite.

Telegrafi mëson se Gjilani ka kompletuar marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur Klodian Duro.

Taktikani shqiptar tashmë është i njohur në skenën e futbollit tonë, pasi më parë ka qenë në krye të ekipit të Feronikelit.

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi në bankinën e Gjilanit, pasi edhe foto është realizuar për prezantimin e tij.

Duro në të kaluarën ka drejtuar edhe ekipe si Kukësi, Kamza, Luftëtari dhe Lushnja, ndërsa është i lirë që nga 17 tetori i vitit të kaluar.

Interi do ta huazoj Andi Hotin sërish në Gjermani, por tani një rang më lartë

MC Kresha fillon karrierën në botën e futbollit, pjesë e stafit te skuadra kosovare