Klodian Duro: Shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në futbollin kosovar, 89-shi një skuadër e bukur!

Klodian Duro ka debutuar me barazim në stolin e Feronikelit, duke marrë një pikë në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89.

Duro theksoi që është shumë i kënaqur me atë që ka gjetur në Kosovë, përcjellë Gazeta Olle.

“Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në futbollin kosovar. Ne sot kërkonim vetëm fitore që të kthenim atmosferën pozitive dhe besimin në skuadër. Jam shumë i kënaqur me shpirtin luftarak që tregoi skuadra”, deklaroi Duro për Art Sport.

“Ne i patëm mundësitë tona për ta fituar ndeshjen dhe normalisht që krijuam edhe hapësira prapa, që kundërshtari i shfrytëzoi”.

“89-shi pati disa raste dhe meritojnë komplimente sepse për asnjë moment nuk u shpërbë dhe qëndroi shumë mirë taktikisht”.

“Unë e kam gjetur ekipin në gjendje shumë të mirë fizike. Sigurisht, do të punojmë që të përmirësohemi edhe më shumë”, shtoi Duro. /Gazeta Olle/

Tabela: Drita mbetet mbi Gjilanin edhe pse ka dy ndeshje më pak, Feronikeli në zonën e barazhit!