Klitschko: Se kam pritur këtë nga vëllezërit rusë

Kampioni i boksit në pesha të rënda, Wladimir Klitschko, ka një ndeshje të rëndësishme pas pak kohësh për ta mbrojtur titullin e kampionit, por duket se brengat e tij për vendin e vet, Ukrainën, po e mundojnë pa marrë parasysh angazhimeve të tij në boksin profesionist.

Duke folur për CNN-in nga palestra e tij e trajnimeve në Majami, përderisa po bënë përgatitjet për sfidën e ardhshme me sfiduesin Bryant Jennings, meç ky i datës 25 Prill, Klitschko tha se krizat në vendin e tij e kanë lanë atë të shokuar dhe të shqetësuar, transmeton Indeksonline.

“Populli im po vuan në luftën që po bëhet atje, edhe pse Ukraina nuk është agresori, por është Rusia”, ka thënë Klitschko për CNN.

“S’kam menduar se vëllezërit tanë rusë do të përfundojnë në luftë me ne, duke u ndarë të përgjakur”, ka shtuar Klitschko.

Klitschko ka thënë se askush nuk e di se sa larg do të shkojë ky konflikt, por shpresoj se çdo gjë të marrë fund sa më shpejtë.