Klepto dhe Xherdan Shaqiri kalojnë kohë së bashku në Amerikë

Rap-artisti i njohur shqiptar, Klepto, është takuar së fundmi me futbollistin Xherdan Shaqiri.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në rrjete sociale, në llogarinë zyrtare në Instagram.

Në fotografinë e përbashkët, Besian Mjeku (emri i vërtetë i Kleptos) shfaqet me futbollistin duke bërë shqiponjën.

Reperi nga ana tjetër në muajin gusht pas një kohe të gjatë solli këngën e re “Whap Whap”.

E fundit këngë solo nga Klepto mbetet “Ti” që e solli rreth tri vite më parë, gjegjësisht në vitin 2019.

I njëjti përndryshe njihet si një prej anëtarëve më të dashur nga publiku prej labelit T.B.A dhe shquhet për hitet si: “Klepto In This Bitch”, “Ça jon”, “A nive” etj.

Futbollisti nga Gjilani ndërkohë po vazhdon të korrë suksese të mëdha në fushën e tij si pjesë e Chicago Firoe.

Përcaktohen Kombëtaret e IHF Trophy

Cassano del kundër të gjithëve: Loja e Haaland nuk më emocionon, golat si ai i shënojnë edhe lojtarët e Serie B