Klein: Kundërshtari ishte shumë i vështirë, nuk mundëm të bëjmë më shumë

Drita ka arritur të fitojë thellë 1-4 në Brestovik kundër Besës, raporton Gazeta Olle.

Një gol i Sylës nuk i mjaftoi Besës për të marrë pikë nga kjo ndeshje.

Pas takimit, për ArtSport foli edhe trajneri francez i pejanëve, Jerome Klein.

“Ishte e vështirë sot, pasi luajtëm ndaj një skuadre të vështirë, shumë të vështirë”

“Kur Drita na shënoi 2 gola shpejtë, ne luajtëm pa konfidencë dhe ishte e vështirë të kthehemi, shënuam një gol të bukur për tu parë, por ishte shumë e vështirë të bënim diçka më shumë”

“Tani do të mundohemi të rikthejmë besimin dhe të luajmë më mirë kundër Trepçës ’89”-përfundoi ai.