Klasifikimi i ndeshjeve si vendas dhe mysafir në Superligën e Kosovës në futboll

Është mbyllur edhe faza e parë e Superligës së Kosovës, ku Drenica dhe Ballkani janë në krye me pikë të barabarta, gjithësej nga 17-të pikë, shkruan Sheshi.info

Por ekipi me efikas si vendas këtë fazë ka qenë Ballkani e cila nga pesë ndeshje të zhvilluara ka grumbulluar 11-të pikë, ku ka marrë tre fitore dhe dy barazime. Ndërsa pas portokallinjëve gjendet Drenica me dhjetë pikë.

Në këtë fazë të parë në ndeshjet e luajtura si vendas nuk qëndron mirë Prishtina dhe Ulpiana të cilat ende nuk kanë marrë një fitore në shtëpi.

Ndërkohë, Gjilani qëndron më mirë si mysafir sesa vendas, pasi në udhëtim ka rrëmbyer 9-të pikë, duke mos pësuar asnjë humbje, derisa si vendas ka një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Më mirë si mysafir qëndron edhe Prishtina, pasi në transfertë ka marrë 8-të pikë, pas tyre vjen Drita e cila ka arritur të rrëmbej shtatë pikë.

Ndërkaq në pozitë të palakmushme ndodhet Dukagjini e cila ende nuk ka shijuar fitoren e parë si mysafir.

Hidhet shorti i Ligës Unike në dy konkurrencat

Pranuan gol 10 minuta para fundit të ndeshjes – portieri e rrah keq mbrojtësin e tij