Klaksvik – Ballkani, ky kanal kosovar e transmeton sonte ndeshjen

Ballkani do të luajë në udhëtim te Klaksvik në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës dhe synon kalimin në fazën “Play-Off”.

Kampioni aktual i Kosovës ka ecur mirë në fazat kualifikuese të Ligës së Konferencës dhe synimi tani është faza “Play-Off”.

Therandasit kanë udhëtuar drejt Ishujve Faroe për ndeshjen kthyese dhe janë gati të marrin rezultat pozitiv pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Takimi i sotëm pritet të zhvillohet në stadiumin “Torsvollur” në Torshavn.

Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ballkani me mision historik në Ligën e Konferencës, synon fazën “Play-Off” në ndeshjen e kthimit ndaj Klaksvik

E konfirmon edhe Leonita: Granitin nuk e zë gjumi kur humbet Arsenali