Kjo skuadër turke interesohet për ish-sulmuesin e Dritës që po shkëlqen në Shqipëri

Kyrian Nwabueze është pa dyshim lojtari që po “çmend” kampionatin me golat e tij. I fuqishëm dhe “vrastar” përpara porte, amerikani ka rezultuar vendimtar për Laçin me 14 golat e tij.

I afruar në fillimin e këtij edicioni nga Drita, 27 vjeçari është ambientuar mirë me futbollin shqiptar, duke bërë që të jenë të shumta klubet që vihen pas tij, shkruan ‘newsport.al’.

Sipas mediave turke, janë tre skuadra nga ky shtet që kanë shfaqur dëshirën për ta pasur në ekip. Ekipet e ligës së parë, Altay dhe Adana Demirspor po tentojnë të bindin shtatëlartin, duke i ofruar një pagë të majme.

Për të interesohet edhe Rizespor që militon në Superligën e Turqisë. Laçi po “fërkon duart” sepse edhe vlera që do të arkëtonte do ishte e konsiderueshme.

Kurbinasit nuk kanë ndërmend të privohen në janar nga shërbimet e sulmuesit, ndaj vera mund të sjellë largimin e radhës nga kampionati ynë.