Kjo skuadër siguron promovimin në Ligën e Dytë pas ekzekutimit të penalltive

KF Australia ka siguruar kalimin në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Skuadra nga Mitrovica në Play-Off ka mposhtur KF Opojën pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja u mbyll me barazim pa gola, dhe njëjtë u mbyll edhe pas vazhdimeve nga 15 minuta.

Pas ekzekutimit të penalltive, Australia fitoi 5-3.

Kujtojmë, KF Australia zuri vendin e parë në Grupin B të rajonit të Dukagjinit, ndërsa KF Opoja zuri vendin e parë në Grupin A të Dukagjinit. /Gazeta Olle/ 

 

Bekaj flet për sezonin me Tiranën pas fitimit të titullit kampion

Çmimet e “fryra” në Tiranë për finale, Feyenoord bënë zgjidhje për tifozët