Skuadra e Liqenit nga Drenasi arriti fitore të thellë si mysafire e BB Llapit, raporton Gazeta Olle.
Ndeshja e vlefshme për javën e 8-të të Superligës së futsallit përfundoi me rezultatin e thellë 10-1 në favor të mysafirëve që cilësoheshin si favorit.
Ekipi nga Drenasi e komentoi këtë fitore në rrjetet sociale pas përfundimit të takimit.
“Ekipi jonë ditën e flamurit e festoi në qytetin e Podujevës, ku në ndeshjen e xhiros së VIII në kuadër të Superligës së Kosovës në Futsall, mposhti BB Llapin me rezultat 1-10”- shkruajtën ata.
Me këtë fitore Liqeni ka kaluar në kuotën e 10 pikëve teksa ka kaluar në tabelë BB Llapin.