Kjo skuadër e Premier Ligës do të mbetet pa trajner

West Hami do të mbetet pa trajnerin e njohur, Sam Allardyce. Sipas mediave në Angli, ai ka refuzuar të vazhdojë kontratën, dhe menjëherë pas mbylljes së Premier Ligës do të largohet nga skuadra.

Pasardhësit e tij shihen të jenë David Moyes ose Jurgen Klopp. Ky i fundit vështirë se do të pranojë të marrë drejtimin e një klubi mesatar. (Gazeta Olle)