Kjo që ndodhi sot në stadiumin kosovar, ju kujton ndeshjen Serbi – Shqipëri

Sigurisht se të gjithëve na kujtohet ndeshja Serbi – Shqipëri.

Ky takim bëri xhiron e botës për shkak të një droni dhe rrahjes së futbollistëve në fushën e lojës, si dhe futjen e tifozëve në fushë.

Në ndeshjen e sotme të Superligës, Feronikeli – Prishtina (1:0), të pranishmëve iu kujtua kjo ndeshje për një fakt.

Për 90 minuta mbi qiellin e stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’, bëri xhiro një dron që shpesh ua largoi vëmendjen nga loja të pranishmëve në fushë.