Prishtina si kampione e Superligës luan ndaj fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit, shkruan Gazeta Olle.
FFK-ja ka caktuar zyrtarët për këtë ndeshje.
Dardan Çaka do të jetë gjyqtari kryesor, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.
Zyrtarët e tjerë:
Gjyqtar i VAR-it (VAR): Visar Kastrati, asistent i Gjyqtarit të VAR-it (AVAR): Elvis Bicaj, vëzhguesi i gjyqtarëve: Malazog Hoxha, delegati i FFK-së: Abdyl Bellopoja.
Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Gazeta Olle/