Kjo ishte e veçanta e miqësores Drenica-Liria

Sot Drenica e ka mposhtur Lirinë në miqësoren e zhvilluar në Shqipëri, por e veçanta e kësaj ndeshje nuk është rezultati. 

Radio Televizioni i Shqipërisë ka qenë i pranishëm në ndeshjen e skuadrave kosovare, për ta emituar paraqitjen e tyre disa orë më vonë.

Ndryshe, Drenica e fitoi takimin me rezultat 3:1 me golat e Arian Salihut (2) dhe Shkëlzen Lushtakut, ndërsa për epërsinë e hershme të Lirisë kishte shënuar sulmuesi i talentuar, Liridon Fetahaj.