Kjo ishte arsyeja pse Arbnor Morina ishte dënuar 2 mijë marka nga FC Prishtina në vitet e 80-ta

Histori interesante në vitet e 80-ta, kur ka pasur telashe edhe pas perdeve siç thuhet në zhargonin sportiv.

Burimet tona bëjnë me dije një detaj të çuditshëm të vitit 1988 pikërisht të datës 13 mars, në përballjen Prishtina dhe Cërvena Zvezda e Beogradit, e cila u fitua nga mysafirët me 2:3.

“Ajet Shosholli – ndihmëstrajner, i kishte thënë kryetrajnerit serb Josip Duvançiq që ta fus në lojë titullar Arbnor Morinën dhe jo serbin, ish lojtarin e Partizanit të Beogradit, Dragi Kaliçanin.

Duvançiq e dinte se Kaliçanin nuk ishte i përgatitur për lojë por e futi, nuk e dëgjoi as Shoshollin. Prishtina pëson tri gola në pjesën e parë, 0:3, ndërsa Duvançiq dy herë e ngriti Morinën që të nxehet e të fus në lojë, por nuk e futi.

Edhe herën e tretë i tha nxehu por prapë e kthej në bankë, 4 minuta pa përfunduar pjesa e parë. Morina nga aty largohet dhe shkon në tribuna, duke refuzuar urdhrat tjerë të trajnerit serb. Çfarë bëri kryesia e asaj kohe e Prishtinës?

Kryesia e kishte dënuar Morinën me 2 mijë marka për gjestin e tij, pra që u largua pa lejen e Shtabit Teknik dhe kishte shkuar në tribuna”, tregon një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.