Kjo ishte arsyeja e fortë që bëri Mourinhon ta pranojë ofertën e Romës

Ngjarje të papritura kanë ndodhur në skuadrën e Romës gjatë ditës së sotme. 

Pasi u zyrtarizua largimi i trajnerit Paulo Fonsecas, skuadra nga Serie A menjëherë ka njoftuar për ardhjen e trajnerit të ri, shkruan Gazeta Olle.

“Special One” ka folur për herë të parë si trajneri i “Gjallorosëve”, duke sqaruar pse e pranoi ofertën e klubit italian.

“Pas takimeve me pronarët, menjëherë kuptova ambiciet e tyre për AS Romën. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm. Daje Roma!” – u shpreh Mourinho.

Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë me ekipi nga kryeqyteti italian deri në vitin 2024.

Paraprakisht, ai kishte qenë trajner i Tottenhamit për dy vite, të cilët e shkarkuan për mos përmbushjen e pritshmërive./Gazeta Olle/