Liverpool ka mposhtur me rezultatin 1:0 rivalin lokal Evertonin.
Në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, kishte edhe një moment kreativ, shkruan Gazeta Olle.
Dy tifozërit e dy skuadrave të të njëjtit qytet, njihen për rivalitetin e tyre mes veti.
Kështu, tifozët e Evertonit kanë kthyer shpinën në momentin e këndimit të himnit të famshëm të tifozëve të Liverpoolit, ‘You’ll Never Walk Alone (Nuk do të ecni kurrë vetëm)’.
Këtë reagim të tyre ndaj ‘YNWA’ e ka publikuar ish-futbollisti i njohur anglez, Gary Lineker./Gazeta Olle