Nënkampionët e Kosovës kanë shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Deçiqit, duke arritur kështu ta eleminojnë skuadrën shqiptare të Malit të Zi, shkruan Gazeta Olle.
Me rezultat 1-0 në ndeshjen e sotme, dhe rezultat të përgjithshëm 3-1, bardhekaltrit kalojnë fazën e parë të Ligës së Konferencës.
Feyenoord FC nga Holanda është kundërshtari i radhës i bardhekaltërve.
Skuadra e njohur holandeze e ka mbyllur në pozitën e pestë edicionin 2020/21 në Eredivisie.
Vlera momentale e skuadrës së Feyenoordit, kap shifrën marramendëse prej 105.93 milionë euro, sipas “Transfermarkt”
Ndërsa, futbollisti më i shtrenjtë i kësaj skuadre vlerësohet të jetë qendërmbrojtësi Marcos Senesi, i cili momentalisht kushton 19 milionë euro.
Feyenoord është skuadër me histori shumë të pasur, ku edhe ka fituar titullin në Eredivisie plot 15 herë, ndërsa Kupën 13 herë. Ata gjithashtu janë katër herë fitues të Super Kupës Holandeze.
Kjo skuadër gjithashtu ka fituar tri tituj evropianë, 1969–70 Ligën e Kampionëve, 1973–74 dhe 2001–02 Kupën e Uefa-s.
Padyshim se “Intelektualët” do të kenë punë me një super-skuadër. /Gazeta Olle/