Kjo është super kënga me të cilën Florian Marku do të ngjitet në ring

Vetëm pak minuta kanë mbetur para fillimit të meçit ndërmjet Florian Markut dhe Maxim Prodan.

Boksieri shqiptar me padurim e ka pritur këtë luftë, madje ka qenë shumë i nxehur edhe gjatë konferencës dhe matjeve zyrtare, shkruan Gazeta Olle.

Marku do të ngjitet në ring me këngën e Noizyt, i cili ia ka dedikuar atij.

Të dy janë miq shumë të mirë me njëri tjetrin.

Ka qenë Marku ai që e zbuloi këngën para pak minutave në nxemjet e tij të fundit, ku poashtu me këtë këngë do të ngjitet edhe në ring.

“Krejt vendi Marku, Marku. Kampioni i Botës, Marku, Marku”, mësohet të jetë një pjesë e shkurtër e kësaj kënge.

/Gazeta Olle/

 

Florian Marku – Maxim Prodan, ja sa shikues janë deri më tash të pranishëm

Fitorja e tretë radhazi për Trepçën