Kjo është strategjia e Real Madridit për ta transferuar Mbappen ditën e fundit të merkatos

Real Madridit si duket ende nuk ka hequr dorë nga Kylian Mbappe.

BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 16: Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain reacts during the UEFA Champions League Round of 16 match between FC Barcelona and Paris Saint-Germain at Camp Nou on February 16, 2021 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Mbretërit janë gati që të bëjnë sulmin final për transferimin e francezit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle “AS”, e cila raporton se lëvizja e fundit e madrilenëve do të bëhet më 30 gusht, një ditë pas ndeshjes PSG-Reims, në ditën e fundit të merkatos.

“Galaktikët” janë gati që të ofrojnë nga 130 deri në 170 milionë euro dhe një mal me para për sulmuesin francez, i cili është në skadencë të kontratës në fundin e sezonit.

Mirëpo, sheikët nuk duan të dorëzohen dhe do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur futbollistin. Në fakt është çështje kohe, pasi Mbappe do të jetë i Realit, maksimumi në verën e ardhshme.

Strategjia e Realit është e qartë, për të punuar në fshehtësi pa i tërbuar sheikët dhe pastaj do të ofrojnë një shifër, e cila do të jetë e vështirë për t’u refuzuar. PSG-ja gjithashtu ka nevojë për para, por gjithashtu nuk dëshiron ta humbasë futbollistin me vlerë zero në vitin e ardhshëm. Edhe vetë Mbape nuk do që të futet në luftë totale me ekipin e tij.

Nga Madridi e kanë këshilluar që të mbajë një profil të ulët në deklaratat publike, por dëshira e tij është e qartë prej muajsh: Nuk do ta rinovojë kontratën dhe kërkon të veshë fanellën e Realit të Madridit.

Problemi i madh për Florentino Perezin është që të bindë francezët të ulen në tavolinë, por Al Khelaifi nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë.

Gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar lajme kontradiktore sepse në fillim u tha se Reali e konsideron një çështje të mbyllur dhe nuk ka ndërmend të bëjë ofertë për Mbapenë, pasi PSG-ja nuk do të pranojë asgjë dhe do ta mbajë deri në fund.

Skuadra angleze e kërkon me ngulm Lingardin

Gjyqtari kosovar ndanë drejtësinë në finalen e Kampionatit Europian të karatesë