Kjo është skuadra më e mirë e vitit 2019 në Kosovë

Ka nisur ceremonia e manifestimit tradicional “Laureatët e Vitit”  e cila mbahet nga FFK.

Në këtë ceremoni është shpallur edhe ekipi më i mirë i vitit, shkruan Gazeta Olle.

Ajo ishte skuadra e Feronikelit.

Skuadra nga Drenasi, fitoi Superligën dhe Kupën e Kosovës këtë vit.

‘Nikli’ këtë vit përfaqësoi edhe Kosovën në garat evropiane ku arriti edhe suksese.