Kjo është skuadra e radhës kosovare që niset për Antalia

Dukagjini sonte në mbrëmje do të niset për në Antalia.

Skuadra klinase do të qëndrojë aty për 10 ditë, teksa do të zhvillojë edhe disa takime miqësore, raporton Gazeta Olle.

Futbollistët kanë bërë edhe testet për Covid-19 gjatë ditës së djeshme, teksa e tërë skuadra ka rezultuar negative.

Dukagjini e ka mbyllë stinorin vjeshtor si lidere e Grupit A të Ligës së Parë.

Kjo skuadër drejtohet nga Armend Dallku./GazetaOlle/