Kjo është shumë e frikshme që do të fitojë Ferhan Hasani te Partizani

Ferhan Hasani është afrimi më i ri i Partizanit, në këtë merkato të janarit.

Lojtari u prezantua ditën e sotme para mediave, ku foli për herë të parë si lojtar i “demave”.

30-vjeçari para prezantimit firmosi kontratën me të kuqtë, e cila do e mbajë të lidhur me klubin për 18 muajt e ardhshëm.

Mësohet se lojtari do të përfitojë një pagë më shumë se 10 mijë euro në muaj, nuk bëhet e ditur një shifër ekzakte, por mendohet të jetë pak më shumë se 10 mijë euro në muaj.

Hasani mund të konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha në Superiore, kjo për shkak të së shkuarës së lojtarit, i cili më parë ka luajtur me Shkëndijën, Volfsburgun, Brondbi, Al Raed dhe së fundmi me HJK Helsinki.