Kjo është shqiptarja e vetme që ndiqet nga Cristiano Ronaldo në Instagram

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është personi më i ndjekur në Instagram dhe i pari që ka kaluar 400 milionë ndjekësit.

Për vetëm gjashtë muaj, Cristiano Ronaldo e ka shtuar me 163 milionë numrin e ndjekësve në Instagram.

Në këtë rrjet social, ish-lojtari i Real Madridit ka 3242 postime me një mesatare prej 10 milionë ‘like’ në secilin prej tyre. A ndjek në Instagram vetëm 500 persona, në mesin e tyre edhe këngëtaren shqiptare, Rita Ora.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte i pari që kishte arritur të këtë 200 milionë ndjekës në janarin e vitit 2020 dhe ka arritur që t’i dyfishojë shifrat pas dy viteve, me yllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi që është i dyti futbollist më i ndjekur në Instagram më afër 300 milionë ndjekës.

Vendimet e Agim Ademit për Pavarësinë e plotë të FFK-së

Rey Manaj shënon gol për Spezian në Serie A