Kjo është renditja në grupin e Kosovës pas ndeshjeve të djeshme

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 1-1 me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët u ndëshkuan me gol në fund të pjesës së parë, megjithatë, ishte Vedat Muriqi, ai, i cili iu hakmor grekëve në minutën e dytë të lojës shtesë, duke shënuar me gjuajtje me kokë, pasi paraprakisht Hadërgjonaj ktheu një top pas harkimit të Zymer Bytyqit, shkruan Gazeta Olle.

Në ndeshjen tjetër Spanja mposhti Gjeorgjinë me rezultat 4-0.

Me këtë pikë, Kosova e ruan vendin e tretë në renditjen e Grupit B, me 4 pikë, duke lënë Greqinë prapa me 3 pikë, derisa Spanja kryeson me 10 pikë e ndjekur nga Suedia, me 9 pikë.

/Gazeta Olle/

Hadërgjonaj: Merituam të merrnim rezultat pozitiv

Këto ishin fjalët e Amir Rrahmanit pas barazimit me Greqinë