Kjo është ndeshja që do ta referojë Nuza në Conference League!

Gjyqtarët kosovarë çdo ditë e më shumë janë duke avancuar në arenën ndërkombëtare.

Tashmë, për herë të parë një gjyqtar nga Kosova do të referojë në UEFA Europa Conference League.

Bëhet fjalë për gjyqtarin e mirënjohur kosovar, Genc Nuza.

Gazeta ‘Sheshi’ ka mësuar  se ndeshjen që do ta gjykoj Nuza është AC Omonia – Kairat në kuadër të ‘Grupit H’.

Ky ballafaqim do të zhvillohet me 9 dhjetor me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Neo GPS Stadium’ të Qipros.

Trajneri i Empolit, Andreazzolo: Bajrami është një kënaqësi, e prisnim të gjithë

Xhaka kthehet te Arsenali, luan 90 minuta ndaj Everton