Kjo është lista e top-golashënuesve në Superligë, dy javë para përfundimit të kampionatit

Superliga e Kosovës në futboll është gati për ta përfunduar edicionin 2021/22.

Vetëm edhe dy xhiro kanë mbetur deri në fund të këtij sezoni i cili ishte mjaft interesat, shkruan Gazeta Olle.

Lista e golashënuesve në këtë edicion është e mbushur me futbollistë të cilët kanë pasur një vit fantastik individual.

Gerhard Progni është i pari në listë me 21 gola të realizuar pas 34 xhirove të luajtura.

Sulmuesi nga Tropoja e Shqipërisë ndjeket pas nga Kreshnik Uka i Drenicës me 18 gola.

Pozitën e tretë në këtë listë e ndan Ermal Krasniqi i Ballkanit dhe Marko Simonovski i Dritës me nga 15 gola.

Top 5-shen e përmbyll mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi që ka regjistruar 11 gola gjithsej. /Gazeta Olle/

Shehi nuk vazhdon kontratën me Tiranën, e ardhmja e tij në Superligën e Kosovës?

Kuka në ditëlindjen e Majlinda Kelmendit: E dominove botën për 10 vite, krenar me ty