Kjo është koha kur Ilir Azemi do t’i kthehet fushës

7 gusht 2013. Kjo ishte data e aksidentit të Ilir Azemit, i cili mezi i shpëtoi më të keqes. Sulmuesi i Kosovës dhe Greuther Furthit, po vazhdon të riaftësohet, por që nga ajo kohë këmbët e tij nuk kanë prekur topin.

23-vjeçari tregon se kur mund t’i kthehet fushës. “Shpresoj se do të kthehem vitin e ardhshëm. Saktësisht se kur nuk e di, këtë e dinë vetëm Zoti, madje as mjekët. Gjëja më e rëndësishme është se po bëjë proges”, deklaroi Azemi për ‘liga-zëei.de’, transmeton GazetaOlle.com.

Ai ende ka kontratë me Greuther Furthin, që garon në Bundesliga 2. (Gazeta Olle)