Kjo është intervista e trajnerit polak pas humbjes së djeshme kundër Ballkanit

Ballkani fitoi dje me rikthim nga 0-1 në 2-1 ndaj Jaigellonias.

Arbër Prekazi dhe Armend Thaçi realizuan golat e suharekasëve të cilët u paraqiten mjaftë mirë në këtë takim ndaj një skuadre që ka përvojë evropiane dhe që vlenë disa herë më shumë se ta, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes për kanalin zyrtar të skuadrës polake disa fjalë i tha edhe trajneri i tyre, Ivaylo Petev.

“Sigurisht jam i pakënaqur, deshtëm që të fitojmë dhe për fitore luftuam edhe sot. Hymë në fushë me një qëllim të tillë, kishim shancet tona, por nuk ia dolëm dhe mund të themë se kjo është një humbje që dhemb”

“Kjo ndeshje e sotme nuk na lë të qetë, nuk jemi ende aq të mirë sa të relaksohemi. Na pret një punë e madhe, akoma mungon diçka në lojën tonë. Lojtarëve të rinjë që luajtën disa minuta sot iu mungon shumë përvoja dhe duhet të jenë të gatshëm të punojnë akoma më shumë në stërvitje dhe të luajnë në këto lloje ndeshjesh që të bëhen akoma më të mirë”

“Jam i lumtur që ka konkurrencë në skuadrën time, humbën nga skuadra kosovare e cila nuk ishte për tu nënvlerësuar aspak pasi kanë lojtar cilësor, por me rëndësi themë prapë është se futbollistët e rinjë patën minutat e tyre”.

Ballkani do të luajë edhe disa miqësore të tjera në ditët në vijim./GazetaOlle/