Kështu edhe në ndarjen e drejtësisë, Emanuela Rusta po merr gjithmonë e më tepër hapësirë.
UEFA e ka graduar në nivel jo të vogël, teksa para dy ditësh, ishte kryesorja e ndeshjes mes Azerbajxhanit dhe Malit të Zi për femra.
Ky takim vlente për kualifikueset e Botërorit 2023, atje ku azeret arritën të fitonin me shifrat 1-0.
Ndërkohë për Emanuela Rustën mund të thuhet se kjo ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani që ka gjykuar në karrierë, pasi më herët ka qenë kryesore në takime të futbollit të moshave në Evropë.
Padyshim që nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë, suksesi do të jetë i madh për njeriun që zbut edhe lojtarët e Superiores në kampionatin shqiptar.