Kjo është finalja e madhe sipas Rio Ferdinandit

Ish-mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve.

Anglezi ka deklaruar se në finale do të shkojnë dy skuadrat spanjolle rivalët e Madridit, Real dhe Atletico.

“Qëllojeni se kush do të shkojë në finale?? Unë mendoj se do të jetë Real Madrid – Atletico Madrid”, shkroi Ferdinand në ‘twitter’.

Edhe pse është një anglez, rivaliteti i tij me Cityn sa ishte pjesë e Unitedit, nuk e lë Ferdinandin të shkruajë mirë për rivalin lokal.