Kjo është e tepërt

Tenistet e Përfaqësueses së Kosovës kanë pësuar humbje në xhiron e parë të fazës së grupeve në FED Cup. Kosova të hënën është mposhtur nga Mali i Zi me rezultatin 3:0 në meçin e grupit D të zhvilluar në Ulqin.

Arlinda Rushiti dhe Edita Raça, janë mposhtur në meçet individuale me rezultatin 2:0 në sete nga Anja Drashkoviq e Ana Veselinoviq, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa Kosova ka pësuar edhe në meçin e çifteve (Anduena Latifi e Arlinda Rushiti) me rezultatin 2:0 në sete. Për ekipin e Kosovës kjo është pjesëmarrja e parë në FED Cup.

Kosova bën pjesë në divizionin e fundit, ku marrin pjesë ekipet më të dobëta nga Evropa dhe Afrika. Kosova është pjesë e grupit D dhe krahas Malit të Zi, gjatë ditëve në vijim, do të përballet me Norvegjinë, Marokon e Mozambikun.