Kjo është e ardhmja e Humels

Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels, ka thënë se ndihet i nderuar me interesimin e Manchester Unitedit, mirëpo ka konfirmuar se ka vendosur që të qëndrojë te Borussia Dortmundi.

26-vjeçari ka qenë objektiv i kamotshëm i Djajve të Kuq, teksa muajin e kaluar kishte pranuar se do t’i pëlqente të ndërronte klub. Sidoqoftë, ai tani ka ndërruar mëndje dhe ka vendosur që të qëndrojë te Dortmundi.

“Gjithmonë ka pasur thashetheme për pothuajse të gjithë lojtarët e Dortmundit, por unë kam vendosur që të mos transferohem këtë vit”, ka thënë fillimisht Hummels.

“Natyrisht se është nder i madh kur klubet e mëdha si Manchester Unitedi interesohen për mua. Por, unë kam vendosur që të qëndroj këtu”, ka shtuar ai.