Kjo është deklarata interesante e Klopp rreth transferimit të Ronaldos në Manchester United

Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo, do të vazhdojë karrierën te ish-klubi i tij, Manchester United.

Klubi i Juventus ka pranuar një ofertë prej 25 milionë eurosh për Ronaldon, kurse ky i fundit do t’i bashkohet “Djajve të Kuq” deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Në lidhje me transferimin e yllit portugez te rivalët e tyre më të mëdhenj, ka folur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Klopp dha një deklaratë interesante duke e cilësuar Ronaldon si një investim të tanishëm dhe jo si një investim për të ardhmen.

“Nuk është biznes për të ardhmen, është tani, menjëherë. Kështu funksionojnë disa klube, por duhet të ketë mënyra të ndryshme. Ju ende duhet të zhvilloheni si një ekip, si një klub, dhe kjo është ajo që ne bëjmë”, tha Klopp për Goal.

Ronaldo iu thotë lamtumirë tifozëve të Juventusit: Dhashë zemrën dhe shpirtin tim – gjithmonë do t’ju dua

Telefonata që ndryshoi gjithçka – Ferguson e bindi Ronaldon që të mos e pranojë Manchester Cityn dhe të kthehej në shtëpi